SHËNDETI PEDIATRIK I SYVE


RRETH SHENDETIT PEDIATRIK TË SYVE

Për shkak të neglizhencës që lidhet me mungesën e vetëdijes për sëmundjet e syrit, fëmijët mund të hasin probleme shëndetësore të cilat mund të bëhen shumë të vështira për t'u trajtuar më vonë. Shumë sëmundje të rëndësishme të syrit ndodhin në fazat e hershme të jetës. Rezultatet e suksesshme mund të arrihen me diagnozën e hershme dhe trajtimin e duhur.

Për të mbrojtur sytë e fëmijëve të moshës 0-16 vjeç, fëmijët duhet t'i nënshtrohen egzaminimeve të syrit:

  • Në moshën 1 vjeçare,
  • Para fillimit të shkollës,
  • Gjatë gjithë moshës shkollore në baza të rregullta.

Megjithatë, në rast të simptomave të mëposhtme, duhet të konsultohet menjëherë një mjek i syrit i specializuar në sëmundjet e syve të fëmijëve (oftalmolog pediatrik).

  • Mospërputhja e syve (strabismus)
  • Pamundësia për të ndjekur me sy
  • Skuqje ose lotim në sy
  • Sytë që dridhen
  • Skuqja ose mbyllja e një syri
  • Pika të bardha ose një ngjyrë të mjegullt në bebëz e cila normalisht duhet të jetë e zezë
  • Mbajnë gjithmonë objekte pranë syrit
  • Shikojnë me kokë të anuar në njërën anë
  • Fërkim i shpeshtë i syve
  • Lindja e parakohshme
  • Diagnoza e syrit dembel në familje
  • Çrregullime të syve në familje